16.3 C
Pec
E premte, 23 Maj, 2025

Dy persona lëndohen nga aksidenti mes dy kamionëve në Zabel të Ulët të Drenasit

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes dy kamionëve sot në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, ka theksuar për media se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:30.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete(kamionë). Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”.

“Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...