10.3 C
Pec
E martë, 13 Maj, 2025

Dy persona u lënduan në aksidentin në Grashticë

Dy persona janë lënduar si pasojë e aksidentit mes dy veturave në fshatin Grashticë të Prishtinës.

Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci i cili bëri të ditur se dy të lënduarit kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

“Sot rreth orës 11:30, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në fshatin Grashticë, të komunës së Prishtinës”.

“Nga informatat e para bëhet e ditur se  në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërkaq dy persona kanë kërkuar ndihmën mjekësore. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ndërmerr masat e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit rrugor si dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, thuhet tutje në konfirmim. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...