17.8 C
Pec
E martë, 10 Shtator, 2024

Dy persona vdiqën nga Covid-19, Vishaj: 10 të tjerë po trajtohen, dy prej tyre me oksigjeno-terapi

Kanë vdekur dy pacientë në Klinikën Infektive si pasojë e virusit Covid-19.

Me ç’rast, Drejtori i Kinikës Infektive, Arben Vishaj, ka bërë të ditur se në infektivë aktualisht janë duke u spitalizuar 10 pacientë, ku dy nga ta janë me oksigjeno-terapi.

Po ashtu, Vishaj tha se në klinikë kanë mjaftueshëm oksigjeno terapi, barna, e duke përfshirë këtu edhe stafin mbështetës.

“Aktualisht në të njëjtën infektivë i kemi të spitalizuar 10 pacientë, dy nga ta janë me oksigjeno-terapi. Dy ditë më parë në Klinikën Infektive, dy pacientë kanë përfunduar me vdekje, njëri në moshën 80 vjeçare, e i cili ka qëndruar në Klinikën Infektive rreth 2 orë, ngase ka pasur sëmundje të tjera të rënda kronike. Ndërsa, një pacient tjetër në moshën 67 vjeçare, i cili kishte sëmundje të rënda kronike e që ishte duke u trajtuar më përpara në Klinikën Infektive. Për momentin në Klinikën Infektive kemi mjaftueshëm oksigjeno-terapi, barna e staf mbështetës.”, ka potencuar Vishaj.

Megjithatë, drejtori u shpreh optimist sa i përket rasteve me Covid-19, teksa tha se janë duke e përcjellur situatën me vëmendje të shtuar.

“Mendoj që s’ka nevojë për panik, ne jemi duke e përcjellur me vëmendje të shtuar situatën dhe do të veprojmë varësisht situatave”. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...