13.1 C
Pec
E mërkurë, 17 Prill, 2024

Dy poezi nga aktori shqiptar i lindur në Pejë, Timo Flloko

– PEJA
Vendlindjes
Pejë,
në hije te Bjeshkëve te Namuna
që si pleq të moçëm
me plisa resh mbi krye,
qiejsh kuvendojnë…
Gërryer thellë,
zhuritur, 
Gryka e Rugovës.
Lart malet shpinat shtrijnë,
murana flijimi,
ku heshtjen e vet ha durimi,
me lotë ujëvarash,
sytë e kalimtarëve nginj…
Ka rrjedhur koha lumë,
por shtrati i malit s’është tharë.
Nga padurimi klith:
Më ke pritur herët,
po vij!
Gryka zërin e përpin…
Më pështjell një erë, më mpin.
Nderem në ajër,
dhe më merr harrimi…
Pejë,
vendlindja ime,
në zgrip të pikëllimit!…

– SYTË

Sytë shohin, shihen; fshehin, fshihen;
Sytë ikin largohen, …sytë mërgohen.
Sytë ndrijnë, qeshin; ndizen, ndezin,
Sytë dashurojnë, dashurohen …sytë verbohen.
Sytë lotojnë, pikëllojnë; fiken shterohen,
Sytë ftohen, s’flasin, ….sytë vrasin.
Shtati kallkan ngrin,
sytë mbesin,
hapur, kur vdesim.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...