16.8 C
Pec
E enjte, 22 Maj, 2025

Dy raste dhune në familje brenda 24-orëve në Pejë

Brenda një dite në Pejë janë raportuar dy raste të dhunës në familje, ku në të dy rastet të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Rasti i parë është raportuar rreth orës 16:27 të datës 23 prill. Sipas policisë, një person dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje. Viktima ka refuzuar trajtimin mjekësor.

Vetëm pak orë më vonë, rreth orës 18:00, një tjetër rast i ngjashëm është raportuar në këtë qytet, bëhet e ditur në raportin policor.

Një person tjetër është arrestuar pasi në gjendje të dehur dyshohet se ka sulmuar fizikisht një grua. Kësaj të fundit i është ofruar ndihmë mjekësore.

Autoritetet kanë bërë të ditur se ndaj të dyshuarve është marrë masa e ndalimit, ndërsa hetimet për të dyja rastet janë në proces. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...