15.2 C
Pec
E premte, 2 Qershor, 2023

Dy rivalët politik, i bashkon titulli, Muhaxheri uron Gashin dhe KB ‘Peja’

Pas pritjes dhe takimit që kanë zhvilluar në Kompaninë “LIRIDONI” Group, e cila kompani në momentet kritike të klubit u bë Sponsor Gjeneral dhe gjesti  ishte moment jetik e vendimtar për sezonën dhe fatin e klubit, kampionët e Kosovës së edicionit 2022/23 në Prince Caffe Superligën e basketbollit, K.B. ‘Peja’ u pritën sot për përgëzime dhe nga kryetari i komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri.

‘Sportistët nga Peja, nuk ndalojnë së shënuari arritje të shumta kulminante duke sjellë shumë kupa e medalje në qytetin tonë. E për t’i uruar kampionet e basketbollit – KB Peja, sot me shumë kënaqësi i prita në zyre për t’ju uruar fitoren e madhe, titullin e kampionit të Kosovës. Peja krenohet me ju!’-ka shkruar Muhaxheri.

Ndryshe, Peja nga e Enjtja është kampioni i ri i Kosovës në basketboll. Klubi pejan fitoi finalen e fundit në ‘Minatori’ ndaj Trepçës me rezultatin 91:93. Pas 10 vitesh pritje, pejanët më në fund u kurorëzuan me titullin kampion./Njeshi&RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...