Polica njofton se mbrëmë janë arrestuar dy persona, për shkak se dyshohet që në gjendje të dehur e kishin sulmuar fizikisht një taksist në Gjilan, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Organet e rendit bëjnë të ditur se viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Njeshi/