25.7 C
Pec
E enjte, 13 Qershor, 2024

Dy të lënduar në një aksident në Shipol të Mitrovicës

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në  rrugën “Dëshmorët e Kombit” në lagjen Shipol të Mitrovicës, ku kanë mbetur të lënduar lehtë dy persona, njofton policia.

“Rreth orës 21:35, në rrugën ,,Dëshmorët e Kombit” në lagjen Shipol të Mitrovicës, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, ku të përfshirë në aksident kanë qenë dy automjete me targa vendore. Në këtë aksident lëndime të lehta kanë pësuar dy persona, të cilët pas pranimit të tretmanit mjeksor janë liruar në shtëpi”, ka theksuar policia.

Sipas policisë është bërë vend shikimi i ngjarjes dhe janë kryer procedurat e nevojshme policore për këtë rast/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...