6.6 C
Pec
E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

Dy të lënduar nga aksidenti i sontëm në Pejë, po marrin trajtim në Spital

Me dy persona të lënduar që po trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm Rajonal të Pejës, është shënuar bilanci i aksidentit të sontëm, që ndodhi në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ në hyrje-daljen e Pejës, tek pika e derivateve ‘Hib petrol’, për të cilin raportoi edhe më herët ‘RADIO 1’.

Informacionin e konfirmoi për ‘RADIO 1’ edhe Policia Rajonale.

‘Kemi dy të lënduar që po trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm Rajonal të Pejës, dëmet materiale shihen të mëdha tek të dy makinat e aksidentuara që janë të tipit WV. Nga vendi i ngjarjes apeloj ngasësit për kujdes të shtuar, respektim të rregullave dhe kushteve të rrugës dhe mos konsumim të alkoolit.’-deklaroi për ‘RADIO 1’, Komandanti i Trafikut Rajonal të Pejës Teki Syla.

Syla shtoi se patrollat policore do të jenë të pa mëshirshme ndaj konsumuesve të alkoolit./Njeshi&RADIO 1/

Aksident i rëndë në Pejë, me disa të lënduar

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...