16.3 C
Pec
E premte, 23 Maj, 2025

Dy tërmete të tjera godasin Stambollin pas tërmetit 6.2 ballë

Agjencia turke për menaxhimin e fatkeqësive sapo ka regjistruar tre tërmete të tjera, të gjitha në lagjen Buyukcekmece të Stambollit.

Edhe shërbimi ]gjeologjik i SHBA-së regjistroi tre tërmete në Stamboll, një me fuqi 6.2, një 4.5 dhe një tjetër 5.0. Epiqendra e tërmetit më të madh ishte në Detin Marmara.

Faqja e tyre e internetit sapo ka dalë jashtë funksionit – me sa duket për shkak të kërkesës së lartë, transmeton Telegrafi.

Autoritetet e Stambollit po paralajmërojnë qytetarët që të mos hyjë në ndërtesat që mund të dëmtohen pas tërmeteve.

Ata këshillojnë njerëzit që të mos ngasin makinën ose të përdorin telefonat e tyre, përveç rasteve kur është absolutisht e nevojshme.

Ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya thotë se ekipet e menaxhimit të fatkeqësive dhe emergjencave kanë filluar të vlerësojnë ndikimin e tërmeteve./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...