0.4 C
Pec
E diel, 8 Dhjetor, 2024

Dy vajza në Podujevë sulmojnë fizikisht zyrtarët policorë pasi iu shqiptuan gjobë

Dy vajza janë arrestuar të premten në fshatin Penuhë të Podujevës, pasi dyshohen për sulm ndaj personit zyrtar.

Policia njofton të njëjtat në shenjë pakënaqësie me shqiptimin e një gjobe për kundërvajtje në trafik, kanë penguar dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.

“Fsh. Penuhë, Podujevë 20.10.2023-12:20. Janë arrestuar dy (2) të dyshuara femra kosovare pasi të njëjtat në shenjë pakënaqësie me shqiptimin e një gjobe për kundërvajtje në trafik, kanë penguar dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë”, thuhet në raportin policor.

Si pasojë e sulmit bëhet e ditur se njëri nga zyrtarët policor ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

“Me vendim të prokurorit të dyshuarat janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet  në njoftim./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...