4.3 C
Pec
E hënë, 4 Dhjetor, 2023

Dy vetë të paautorizuar ndërruan disa shenja të trafikut në Leposaviq

Të enjten rreth orës 13:00, policia ka ndaluar dy persona të cilët pa autorizim kanë ndërruar shenjat e trafikut në Leshak të Leposaviqit.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, të dyshuarit pas intervistimit, në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.

“Leshak  09.11.2023-13:00.  Njësitet policore pas pranimit të informatës se persona të panjohur (në magjistrale) janë duke i ndërruar shenjat e trafikut, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur dy persona të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët nuk kishin dokumentacionin e duhur për të kryer punime dhe nuk ishin të regjistruar si kompani në institucionet përkatëse të RKS-së. Të dyshuarit pas intervistimit, në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti ndodhet në proces hetimor”, thuhet në raportin e Policisë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...