Protesta ishte thirrur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), lider i së cilës është Ramush Haradinaj, (sot kryeministër), ndërsa ishte përkrahur edhe nga partitë tjera opozitare dhe shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së.
Kryeministri i tanishëm Haradinaj ishte ndaluar më 4 janar 2017 nga policia franceze, për shkak të fletarrestit nga Serbia për kinse krime lufte, gjë e cila çoi në protesta të mëdha në të gjitha qytetet shqiptare dhe qytetet e mëdha evropiane.
Haradinaj u lirua nga gjykata franceze e Colmar, më 27 prill 2017. /Njeshi/
]]>