1.2 C
Pec
E enjte, 16 Janar, 2025

Dyshohet për shpërthimin e një bombole gazi në Veternik, dy të lënduar – Policia jep detaje

Një bombolë gazi dyshohet se ka shpërthyer sot rreth orës 16:00 në Veternik, ku si pasojë janë lënduar dy persona.

Rastin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 16:00 është pranuar informata për një shpërthim në lagjen Veterniku në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në baze të informacioneve të para dyshohet që shpërthimi ka ardhur nga një bombolë gazi.  Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se dy persona kanë pësuar lëndime. Policia po vijon punën e saj, ndërkaq në vendngjarje  ka ftuar edhe mekanizmat e tjerë kompetent për trajtimin e rrethanave të ngjarjes”, ka thënë Borovci./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...