Policia në Ferizaj ka njoftuar se ka identifikuar dy të dyshuar për disa vjedhje dhe se njëri prej tyre është arrestuar.
“Njësiti i Hetimeve të stacionit policor në Ferizaj, pas një hetimi intensiv lidhur me veprat penale “Vjedhja e Rëndë”, ka arritur të identifikojë dy persona të dyshuar për kryerjen e këtyre veprave në qytetin e Ferizajt, kryesisht në lokale. Pas përpjekjeve të vazhdueshme për të gjetur të dyshuarin B. T, 23 vjeç ai është ndaluar nga Njësia e Hetimeve të Prishtinës, nën dyshimin për një vepër të ngjashme në rajonin e Prishtinës.”
Gjatë intervistimit, 23 vjeçari ka pranuar kryerjen e disa veprave penale të “Vjedhjes së rëndë” në rrugët e Ferizajt: “Bajram e Gursel Sylejmani”, “Hamëz Jashari”, “12 Qershori”, “Dëshmorët e Kombit”, “Agim Matoshi”, “Latif Hasani”.
“Gjatë hetimeve janë siguruar prova materiale, duke përfshirë video incizime nga kamerat e sigurisë dhe sende të ndryshme që ndihmojnë në ndriçimin e këtyre rasteve. Deri më tani janë zbuluar tetë (8) raste të “Vjedhjes së rëndë”.”
I dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe po vazhdojnë përpjekjet për të siguruar prezencën edhe të dyshuarit të dytë. /Njeshi/