8.1 C
Pec
E shtunë, 2 Mars, 2024

Dyshohet për trafikim me njerëz, Prokuroria kërkon paraburgim për gjakovarin

Prokuroria Themelore e Gjakovës me një komunikatë për media thanë se kanë kërkuar paraburgosjen e një personi.

Ai dyshohet për trafikim me njerëz.

Nga prokuroria po ashtu thanë se i dyshuari trafikimin e njerëzve e bënë me forcë.

Njoftimi:

Kërkesë për paraburgim ndaj një të pandehuri për veprën penale trafikim me njerëz

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka marr aktvendim për fillimin e hetimeve dhe ka paraqitur kërkes për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndaj të pandehurit me inicialet A.P.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, i pandehuri A.P., merr pjesë në trafikimin me njerëz me anë të kanosjes, përdorimit të forcës, mënyrës së përfitimit përmes punës së detyruar dhe veprime të tjera të dhunshme, kontrolluese të përcjella me maltretimin fizik dhe psikik me qëllim shfrytëzimi për përfitim ndaj të dëmtuarës A.V.

Me çka egziton dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale “Trafikimi me njerëz’’ nga neni 165 par.1 të KPRK-së./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...