18.8 C
Pec
E diel, 14 Prill, 2024

Dyshohet se gruaja te Gjinekologjia u vra me dy plumba në kokë

I dyshuari për vrasjen e ndodhur para Klinikës së Gjinekologjisë dyshohet se është ish-burri i viktimës.

Siç mësohet, viktima është qëlluar me dy plumba në kokë ndërsa dorasi ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Se një grua 35-vjeçare është vrarë në oborrin e Klinikës Gjinekologjike e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje”, është shprehur Ahmeti./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...