22.9 C
Pec
E shtunë, 13 Korrik, 2024

Dyshohet se ka mjet shpërthyes në Prishtinë, bllokohet rruga për Gërmi

Një mjet i dyshimtë shpërthyes është gjetur në rrugën “Shpëtim Robaj” në Taukbahqe.

Rastin e ka konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët pohojnë se informatën për mjetin e dyshuar shpërthyes e kanë marrë rreth orës 10:30.

“Sot rreth orës 10:30 është pranuar informata për një mjet të dyshuar të pashpërthyer në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, deklaroi Policia.

Njësite relevante të policisë janë duke qëndruar në vendin e ngjarjes, teksa njësiti për deminim pritet të bëjë tërheqjen e mjetit të dyshuar, sapo të arrijë.

Ndërkohë, rruga që çon për në Parkun e Gërmisë përkohësisht është bllokuar për qarkullim.

Lajmi në përditësim. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...