2.8 C
Pec
E hënë, 17 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Dyshohet se malli ishte futur nga Serbia, policia ndalon kontrabandën në Ranillug

Policia ka parandaluar edhe një rast të kontrabandës me mallra në Ranillug.

Në njoftim thuhet se Njësia e TASK FORC-ës -Lindje (Dogana e Kosovës dhe Policia), në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e kontrabandës, pas pranimit të informatave për mallra të kontrabandë, më 18.01.2025 ka kontrolluar një lokal në Ranillug.

“Gjatë kontrollit janë gjetur mallra si: pije alkoolike të ndershme dhe mallra tjera ushqimore, për mallin pronari nuk kishte dokumente mbi prejardhjen. Dyshohet se malli ishte futur kontrabandë përmes rrugëve malore nga Serbia në Republikën e Kosovës”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Mallrat janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganore për procedura të mëtutjeshme.

Rasti është duke u trajtuar nga njësitet e Doganës së Kosovës. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...