Një grua ka raportuar se vajza e saj është dhunuar nga një person i panjohur.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 21:00, në Gjakovë.
Tutje bëhet e ditur se nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti është në hetime.
“Më 19.11.2024 ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj është dhunuar nga një i dyshuar i panjohur. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në hetime”, thuhet në raport. /Njeshi/