Gjykata Themelore në Prishtinë, ka marrë vendim për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh, për të miturin i cili u arrestua në Pejë.
Lajmin për Media e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi.
“I është caktuar mara e paraburgimit prej 30 ditësh. I njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “përgatitja e veprave terroriste””, ka thënë Gashi.
‘RADIO 1’ ka mësuar brenda burimeve policore se i dyshuari është i riu me inicialet B.M. ng qyteti i Pejës. I njëjti është arrestuar nga Policia e Kosovës mbrëmjen e së shtunës më 7 tetor 2023.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti paraqet kërcënim. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.
Rasti është duke u hetuar nga Prokuroria Speciale./Njeshi/