Policia e Kosovë njofton se ka arrestuar një person të premten në fshatin Zhegër të Gjilanit, pasi që duke mos i respektuar urdhërat e zyrtarëve policorë, i ka ofenduar si dhe e ka sulmuar fizikisht njërin prej tyre.
Siç thuhet në raportin 24-orësh të PK-së, në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
“Fsh. Zhegër, Gjilan 18.10.2024-14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti duke mos i respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë, i ka ofenduar si dhe e ka sulmuar fizikisht njërin prej tyre. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e plotë të Policisë./Njeshi/