1.2 C
Pec
E enjte, 16 Janar, 2025

Dyshohet se tentoi ta vrasë veten duke rënë nga kati i dytë i shtëpisë, 38-vjeqari në rrezik për jetën

Një 38-vjeqar dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së tij duke rënë nga ballkoni i katit të dytë të shtëpisë në fshatin Landovicë të Prizrenit.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai tha se viktima N.G pësoi lëndime të rënda trupore dhe ende gjendet në rrezik për jetën.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 14:10.

“Patrulla ju ka përgjigjur rastit dhe në vend ngjarje është njoftuar se personi N. G., Mashkull i lindur me 1986,  dyshohet se me qëllim që ti jap fund jetës së tij,  apo rastësisht është hedhur apo ka rënë nga ballkoni i katit të dytë të shtëpisë, duke i shkaktuar vetës lëndime të rënda trupore.

Të njëjtit në vendngjarje i është ofruar ndihma mjekësore nga mjeket e Qendrës Emergjente dhe me pas në gjendje të rëndë shëndetësore është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren. I lënduari,  sipas mjekut kompetent është në gjendje të rëndë dhe ende gjendet në rrezik për jetën”, tha Bytyqi.

Rastit i është përgjigjur Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor Prizren Veri dhe është njoftuar Sektori Rajonal I Hetimeve. Lidhur me të gjitha veprimet policore, policia është konsultuar me prokurorin përgjegjës, njoftoi Bytyqi. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...