-1.1 C
Pec
E martë, 14 Janar, 2025

E bujshme, Juventusi gati të blejë sulmuesin e kombëtares shqiptare

Juventus po ndjek me vëmendje sulmuesin shqiptar të Cesena-s, Cristian Shpendi.

Bardhë e zinjtë e kanë ndjekur me disa zbulues talentesh në javët e fundit dhe prania e tij te Manuzzi nuk ka kaluar pa u vënë re.
Shpendi është gjithashtu një nga emrat që Fiorentina po monitoron për verën e ardhshme, e njëjta gjë vlen edhe për Napolin.

Lojtarin po e monitorojnë edhe disa ekipe angleze dhe për këtë arsye Juventusi do të donte të përshpejtonte gjërat duke e blerë në janar dhe më pas duke e lënë në huazim te Romagna deri në fund të kampionatit.

Kjo është një ide që tërheq shumë edhe lojtarin, i cili do të dëshironte të përfundonte kampionatin me Cesena për të përfunduar rrugën e rritjes që nisi këtë verë raporton Tuttosport.

I lindur në vitin 2003, ai ka shënuar 10 gola në 16 paraqitje në Serie B këtë sezon./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...