12.4 C
Pec
E martë, 16 Prill, 2024

E bukura Pejë, bëhet gati për festë

Pas një dinamike të madhe disa ditore, Peja në këto orë është qetësuar.

Pejanet sipas traditës së lashtë qytetare, përcjelljen e vitit të vjetër dhe pritjen e minutave të para të vitit të ri, historikisht e presin në rrethin familjarë.

Edhe sonte, qendra e bukur e qytetit e stolisur nga ‘Devolli Corporation’ i është kthyer qetësisë disa orëshe.

Dyqanet në qytet janë mbyllur dhe Qarshia e Gjatë poashtu ka mbyllur dyertë për këtë vit, për ti hap derën pritjeve familjare.

Ora 24:00 mesiguri se do të sjellë atmosferë gjallëruese në qytet, meqë lëvizjet do shtohen përderisa një pjesë e qytetarëve praktikojnë vizita përuruese tek të afërm e miq.

‘RADIO 1’ do kujdeset për program festiv që nga ora 21:00.

Gëzuar 2023./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...