Siç raportoi ‘RADIO 1’ edhe më herët, edhe Policia e Kosovës konfirmoi aksidentin e ndodhur në mbrëmjes e së Dielës, në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, segmenti rrugor në fshatin Çubrel të Skenderajt, me tre viktima dhe pesë persona tjerë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë.
Policia informon se në këtë aksident janë përfshira dy vetura, njëra prej tyre veturë zyrtare e policisë.
Personat që kanë humbur jetën janë persona civil, njoftoi policia, ndërsa ‘RADIO 1’, brenda burimeve spitalore të Spitalit të Përgjithshëm Rajonal ‘Sami Haxhibeqiri’ të Mitrovicës, mësoi se viktimat e këtij aksidenti tragjik, janë nga Peja dhe të së njëjtes familje me mbiemrin Gashi.
Bëhet fjalë për Zarife, Agim dhe Gyltene Gashi, (burrë e grua dhe nëna e burrit) që të gjithë nga Peja.
Të njejtin informacion të rëndë, për ‘RADIO 1’ e konfirmuan edhe burime të afërta me familjen e viktimave, të cilët edhe pasmesnatës qëndruan para dyerve të Spitalit të Përgjithshëm Rajonal ‘Sami Haxhibeqiri’ të Mitrovicës, ku fillimisht ndodheshin trupat e pajetë të viktimave të aksidentit.
Të njejtat burime jo zyrtarisht i thanë ‘RADIO 1’, se trupat e viktimave pritet ti lirohen familjes sot (E Hënë), ndërsa për ceremoninë mortore nuk dihet ende se kur mund të ndodhë.
Rasti i rëndë tronditi Pejën dhe më gjërë. I ndjeri Agim Gashi, ishte gastronom i njohur ndër vite në qytetin e Pejës dhe shumë i respektuar. Ai vdiq bashkë me nënën dhe bashkëshorten e tij, ndërsa bashkëshortja Gyltene Gashi, ishte edukatore/mësuese në Institucionin parashkollor ‘Pëllumbat e Paqes’ në Pejë.
Reaguan me Telegrame ngushëllimi, për rastin tragjik, Kryeministri Albin Kurti, Kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri, ish-kryetari i Pejës dhe kryetar i AAK-së në këtë komunë Ali Berisha dhe kryetari i Lëvizjes ‘Vetëvendosje’ të Pejës Taulant Kelmendi.
‘RADIO 1’ dhe ‘Njeshi’ shprehë ngushëllimet e sinqerta për familjet e viktimave./Njeshi&RADIO 1/
Peja në zi, fort e dhimbshme: Viktimat e aksidentit të sontëm, janë të të njëjtes familje pejane
Reagon Ali Berisha: Peja sot është e zymtë dhe e bashkuar në pikëllimin e saj
Muhaxheri: Vdekja e tre anëtarëve të familjes Gashi në aksident, humbje e madhe për Pejën
Kreu i VV-së në Pejë, Taulant Kelmendi ngushëllon familjen pejane që humbi tre anëtarë në aksident
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur nga Peja, në rrugën Mitrovicë-Pejë