0.7 C
Pec
E premte, 7 Shkurt, 2025

E dhimbshme: Këta janë tre të rinjtë që humbën jetën tragjikisht pas shembjes së një objekti në Jabllanicë

Një ngjarje tragjike u shënua mbrëmë në orët e vona në fshatin Jabllanicë të Gjakovës, ku si pasojë e një shembje të një objekti të pabanuar, tre persona të moshës së re humbën jetën.

Sipas informacioneve të para, tragjedia ka ndodhur pas rrëzimit të pllakës së një shtëpie të pabanuar, që dikur shërbente si shitore e lagjes.

Sinjali ka mësuar se fëmijët që vdiqën tragjikisht janëIdeal Ramaj, Ramë Mehmetaj dhe Veton Morina, rreth 13 dhe 15-vjeçarë.

Tashmë është bërë publike edhe fotografia e tre fëmijëve që mbrëmë tragjikisht humbën jetën.

Vdekjen e të miturve e kanë konstatuar ekipet mjekësore në vendin e ngjarjes, ndërsa trupat e viktimave tashmë janë dërguar në morgun e Spitalit Rajonal të Gjakovës. 

 

Në vendin e ngjarjes, përveç njësiteve policore dhe ambulancës, dolën edhe zjarrfikësit, të cilët intervenuan në lidhje me rastin.

Sinjali publikoi edhe pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihej objekti i shembur ku kishte zënë tre fëmijët. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...