Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është shprehur i tronditur me lajmin për ikjen nga jeta të nxënësit Mal Çavdarbasha.
“Kryeqyteti, sot ka humbur një nxënës shembullor”, shprehet Rama. “Në këto momente të rënda ndajmë dhimbjen me familjen Çavdarbasha, me nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës “Ismail Qemali””, thuhet në postimin e tij.
Ndërsa, Jehona Lushaku-Sadriu, drejtore e Arsimit, tha se “kryeqyteti nesër do të jetë në zi, derisa bashkë do të përcjellim Malin për në shtëpinë e përhershme në Arbëri- Prishtinë, në ora 15.30”./Njeshi/