23.2 C
Pec
E hënë, 2 Gusht, 2021

“E di X Marre” dy këngë së bashku nga Elvana Gjata dhe Ylli Limani

Këngëtari i njohur shqiptar, Yll Limani, ka publikuar këngën e tij më të re në bashkëpunim me Elvanën.

“E di X Marre” mban titullin projekti i tyre më i ri muzikor, i cili është gërshetim i dy këngëve në një.

Teksti është shkruar nga vet dyshja interpretuese, të cilët kanë realizuar edhe muzikën në bashkëpunim me Fatjon Miftarin.

Kënga është vizualizuar edhe me klip, i cili është mjaft interesant dhe i përshtatet tematikës së këngës.

Ky është projekti i parë muzikor i Yllit për këtë verë, gjersa i pason këngës “A ki me rrejt”, të cilin e publikoi në muajin prill. /Njëshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...