E Diela e nesërme e 23 korrikut do të hap dyert për klientët nga të gjitha vendet e rajonit, të bukuroshes së Alpeve në këtë pjesë të Ballkanit, ‘Grand Hotel Belushi’, investim megamilionësh i vëllëzërve Shala – Belushi.
Orët tani po numërohen së prapthmi deri në mëngjesin e nesërm të orës 08:00 kur një staf profesionistësh prej mëse 100 punonjësve të prirë nga Drejtori Gjeneral i Hotelit, Besnik Shabi, do të jenë në dispozicion të klientelës.
Drejtori Shabi në një deklarim për ‘RADIO 1’ ka nxjerrë hollësitë e para.
‘Jemi gati edhe në detajet më të vogla, në mënyrë që e Diela e 23 korrikut, ora 08:00 të na gjej ashtu siç e meriton klienti nga i tërë rajoni. Një destinacion i shkëlqyeshëm, arkitekturë dhe mikpritje e klasës botërore, një udhëtim kulinarie që përmbushë shijet, një atmosferë magjepsëse e bëjnë dallimin e madh. Për investimin e vëllëzërve Shala-Belushi, nuk po flas sepse është diçka që qysh nesër do të preket dhe shihet nga klientela. Jemi serioz në atë çka po premtojmë dhe flasim.’ – tha Shabi në ‘RADIO 1’.
Ndryshe ‘Grand Hotel Belushi’ është gjigandi që ka ndërtuar tash e sa kohë bashkëpunim medial me ‘RADIO 1’ dhe Portali ‘Njeshi’ në ekspozimin sa më real dhe të efektshëm të produkteve që ofron.
‘Ne jemi të lumtur që bashkëpunojmë me një media sikur ju. Sukseset dhe ofertat që do jenë të pandalshme dhe shumë reale për klientët, si për nga çmimet dhe produktet, ne do ti plasojmë në ‘RADIO 1’ dhe tek ‘Njeshi’. Andaj e mira që shihet e ka emrin e vet tashmë.’-shtoi Drejtori Shabi.
‘Grand Hotel Resrot Belushi’ është një investim madhor në Shkrel të Rugovës dhe ajo që e bënë dallimin, është se mbetet investim për të 4 stinët e vitit./RADIO 1&Njeshi/