Të martën, një 23-vjeçar me inicialet E.U., nga fshati Kaliqan i Istogut, kishte njoftuar Policinë se duke e mbyllur lokalin e tij “bastore sportive”, një person i panjohur e kishte goditur, me ç’rast nga viktima E.U. kanë marrë 877.00 euro
Njësitet përkatëse të policisë kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit për të koordinuar veprimet hetimore.
Gjatë zhvillimit të hetimeve nga hetuesit e stacionit policor Istog, është vërtetuar- zbuluar se personi E.U. ka paraqitur rrejshëm veprën penale të cilësuar si ‘Vjedhje e rëndë’.
E.U gjatë intervistimit nga hetuesit ka pranuar se shumën e parave të cekura, i kishte humbur duke luajtur në sistemin e lojërave të fatit dhe nuk i kishte marrë askush.
I njëjti, nga personi viktimë për veprën “Vjedhje e rëndë”, tani është i dyshuar për veprën penale “Deklarim i rremë”, dhe me vendim të prokurorit të shtetit është liruar në procedurë të rregullt. /Njeshi/