Më 14 maj 1999, në fshatin Qyshk të Pejës, forcat serbe masakruan barbarisht 41 burra shqiptarë, në një prej krimeve më të rënda të luftës në Kosovë.
Ish-pjesëtari i UÇK-së, Naim Lushi, tregoi rrëfimin e tij, duke theksuar se në këtë masakër kishte humbur 9 anëtarë të familjes.
Në atë kohë, Lushi ndodhej në burg dhe nuk kishte mundur të ndihmonte të afërmit e tij.
“Në Qyshk, njerëzit janë ndarë në tri shtëpi, ku më pas janë ekzekutuar dhe djegur brenda tyre, për të fshehur gjurmët e krimit. Por krimet nuk harrohen lehtë, sepse prej secilës shtëpi nga një person ka mbetur i gjallë”, u shpreh ai. /Njeshi/