Policia e Kosovës ka dhënë detaje për arrestimin e një personi të dyshuar për veprat penale “Sulm Seksual” dhe “Fotografimi apo incizime të tjera të paautorizuara” në Leposaviq.
Sipas njoftimit të policisë, i arrestuari është V.A., 21-vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer këto vepra ndaj viktimës grua.
“I dyshuari është arrestuar mbi dyshimin e arsyeshëm se i njëjti e kishte prekur si dhe e kishte incizuar viktimën derisa ajo ishte fjetur në banesën e të dyshuarit dhe këto video i kishte shpërndarë në rrjetet socialet”, ka njoftuar policia.
Pas arrestimit dhe intervistimit të të dyshuarit, çështja është paraqitur për shqyrtim te prokurori i rastit, i cili ka vendosur që të caktohet masa e ndalimit policor për 48 orë ndaj të dyshuarit, për të mundësuar hetime të mëtejshme. /Njeshi/