21 C
Pec
E premte, 23 Maj, 2025

“E kemi propozimin tonë dhe do ta mbështesim”, Bogujevci i përgjigjet AAK-së që e përmendi për kryeparlamentare

Deputetja e zgjedhur e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci ka dalë me një reagim pasi Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e përmendi emrin e saj si kandidate të VV-së për kryeparlamentare të cilën do ta kishin votuar.

Ajo përmes një postimi në Facebook mbrëmë lidhur me këtë tha se “është interesant ku dojnë me dërgu debatin dhe diskursin publik, duke u mundu me kriju një narrativë tek populli për veprimet e tona politike”.

“Propozim nga ata që nuk e kanë të drejtën për me propozu, tek ata që dojnë me determinu rrjedhen e politikës tane, ama për vete mos me ju perzi kërkush,e deri tek studiot televizive ku nuk lanë gjë të zezë pa thane deri dje, përfshi edhe kur thonin se si une jam amatere dhe nuk jam e denjë për me udhëheqë seancë e tash qenkam personi i preferuar për pozitën e kryetares së Kuvendit. Shumë interesant”.

“Ky diskursi i viktimës të së kaluarës sonë të dhimbshme, kur herë të portretizojnë se po të shfrytezojn të tjetet e tash po get këta po dojnë me mendu me gjynah për pozicion”.

Se sa për vlerësim intelektual, profesional, të denj politik dhe zotsillëkut të punës tane është zero.

Bogujevci ka shkruar mes tjerash se e mbështesin propozimin e tyre për kryeparlamentare e që është Albulena Haxhiu, transmeton Klankosova.tv.

‘Nuk jeni ju ata që na tregoni se kush duhet me qenë zot i shtëpisë më të rëndësishme të Republikës së Kosovës kur me votë e ka vendosë populli. Ne e kemi propozimin tonë dhe atë do ta mbështesim”. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...