15.3 C
Pec
E diel, 26 Maj, 2024

E keni pyetur ndonjëherë veten nëse partneri yt është një tradhtar virtual

E keni pyetur ndonjëherë veten nëse partneri juaj ju ka tradhtuar në internet me një partner virtual? Me përhapjen e siteve të specializuara për takime online, është shumë e vështirë të mbetesh i padepërtueshëm nga dyshimi. Çfarë kërkojnë njerëzit në seksin virtual? Çfarë emocionesh evokon intimiteti me një të panjohur nëpërmjet kompjuterit?

Me ndihmën e kompjuterëve personalë arrijmë me të vërtetë të “kapërcejmë” distancën virtuale? Duke “humanizuar” makinën përmes përdorimit të videokamerës dhe mikrofonit, jemi ne që bëhemi zgjatues të kompjuterëve tanë?

Një gjë është e sigurt, se bëjmë më pak sesa kontakti fizik me të dashurin, i nevojshëm për tradhtinë tradicionale. Kjo gjë u çliron ndërgjegjen internet-tradhtarëve nga ndjesia e fajit në lidhje me partneren. Kjo lloj tradhtie lehtëson rikuperimin e një “pafajësie”, duke hyrë kështu në një realitet paralel, onirik, ku gjithçka është e paparashikueshme dhe çdo gjë e mundur, mjaft ta dëshirosh. Në një çast ama, si në çdo përrallë, magjia prishet, tradhtia zbulohet dhe internet-tradhtari detyrohet të rikthehet në kontaktin me botën më pak të magjepsur të marrëdhënies dhe të dy partnerët gjenden duke folur në gjuhë të ndryshme, të ndarë nga një distancë emotive gjithnjë e më e thellë. A është pikërisht nevoja për të ndjerë është një internet-tradhtar? Po nëse partneri yt është një tradhtues virtual?

E keni pyetur ndonjëherë veten se mos shoku juaj ju ka tradhtuar në internet me një partner virtual? Me përhapjen e siteve të specializuara për takime online, është shumë e vështirë të mbetesh i padepërtueshëm nga dyshimi. Çfarë kërkojnë njerëzit në seksin virtual? Çfarë emocionesh evokon intimiteti me një të panjohur nëpërmjet kompjuterit? Me ndihmën e kompjuterëve personalë arrijmë me të vërtetë të “kapërcejmë” distancën virtuale? Duke “humanizuar” makinën përmes përdorimit të videokamerës dhe mikrofonit, jemi ne që bëhemi zgjatues të kompjuterëve tanë? Po emocionet që i nxit njerëzit të flirtojnë gjatë një bashkëbisedimi në çat? Emocioni, ai po, duhet të jetë real, nuk mund të jetë artificial dhe nuk ka rëndësi nëse e dimë me të vërtetë kush është nga ana tjetër. Kushdo që të jetë, ia del të ngjallë tek ne një reaksion dhe të evokojë një imazh në fantazinë tonë ku mund të frymëzohet diçka e gjallë e “vërtetë” për ne, aty në atë moment.

Një “arratisje e pafajshme” mund të fshehë kurthin e përfshirjes mendore dhe favorizon një përfshirje emotive më të thellë se ajo e provokuar nga partneri real? Ka gjasa që tradhtarët online janë simptoma e diçkaje që nuk funksionon brenda çiftit, janë sinjali i qartë i një mosfunksionimi, i një pakënaqësie që ndonjëherë banalizohet me pasoja të pallogaritshme. Çfarë të bëjmë në raste të tilla? Nuk duhet të kufizohemi vetëm duke “vënë gishtin” kundër tradhtarit-online, duke i detyruar të izolohen në mbrojtje. Ajo që duhet të bëjmë është të përballemi me problemin brenda çiftit, nevojitet një përpjekje për të përmirësuar marrëdhënien, duke dalluar elementët që shkaktojnë dëmin, që kanë përcaktuar gjendjen aktuale. Konsulenca në çift është një mundësi për t’i nxjerrë në pah kërkesat e paplotësuara… Tradhtia, si reale dhe virtuale, mund të thyejë besimin që lidh partnerët në çift; i vë pashmangshmërisht para një zgjedhjeje: të ndahen ose të ndërtojnë një ekuilibër të ri./Njeshi&Revista Psikologji/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...