2.3 C
Pec
E hënë, 22 Prill, 2024

E konfirmon Haradinaj: Nuk hiqet taksa as në Samitin e Berlinit! Me Veselin nuk jam takuar qe një kohë!

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj thotë se nuk është takuar  që një kohë të gjatë me partnerin e tij qeveritar, Kadri Veselin.

Ramush Haradinaj në T7 ka thënë se ka komunikim korrekt me Kadri Veselin, mirëpo me të nuk është takuar prej muajsh.

“Komunikojmë korrekt por kemi ma pak komunikim, por mendoj se është për shkak të zgjedhjeve të brendshme në PDK. Ka dinamikë”, është shprehur kryeministri Haradinaj.

Kur Haradinaj pyetet se kur ka pasur takim pune me Veselin, ai thotë se nuk ka pasur prej kohësh.

“Jo skemi pasur takim bilateral që një kohë. Komunikoj me ministra për z. Veseli”, ka thënë Haradinaj.

“Ka ndodhur ndonjë ngjarje ku jemi taku, por jo në mënyrë bilatatere”, është shprehur ai.

“Jam takuar me të vetëm edhe njëherë prej Pavarësisë, për një konsultë ka qenë takimi”.

Ndërsa rreth samitit në Berlin, ku do të pritet nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe nga presidenti francez, Emmanuel Macron. Haradinaj thotë se  as atje nuk hiqet taksa, ndërsa thotë se Mogherinin e kanë nxjerrë nga loja Merkel dhe Macron.

Haradinaj ka dhënë detaje nga Samiti i Berlinit që do të mbahen të hënën. Tregon se Merkel e Macron i kanë rezervuar  Kosovës dhe Serbisë takim të vecantë.

“5 deri në 7 është pjesa formale, ndërsa është një pjesë tjetër që quhet vazhdim, e që temë është Kosova. Aty nuk janë vetëm palët nga Kosova, por edhe nga regjioni. Gjatë gjithë kohës do të jenë edhe Merkel edhe Macron. Nuk është pak kjo, janë nikoqir Merkel e Macron dhe mbahet në Berlin”, është shprehur Kryeministri.

Ai tutje ka folur për rolin e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherinit, me të cilën kryeministri Ramush Haradinaj ka pasur përplasje e mosmarrëveshje.

“Mogherini i ka bërë shumë dëme BE’së dhe Ballkanit. Gati na ka kthy në të kaluarën. Në vend që të ketë fokusin te tema e njohjes së Kosovës, ajo e ktheu te tema e territoreve. Nuk besoj që duhet të presim zgjidhje nga z. Mogherini” , është shprehur ai.

Fakti që nuk është në nikorqirllëkun e Mogherinit është një kthesë. Fakti që ajo është e ftuar si mysafire në Berlin, ia kanë tregu vendin”.

Kryeministri nuk pret që në Berlin të negociohet, pasi sipas tij, Kosova ka të mandatuar një tjetër ekip negociator.

“Nuk jemi aty për negocim, por ndoshta produkti më i mirë nga ky samit do të ishte rikthimi i palëve në tavolinën e bisedimeve”, është shprehur Kryeministri.

Krejt në fund, tregon se as para Merkelit dhe Marcronit nuk ndryshon qëndrimi i tij për taksën ndaj produkteve serbe e boshnjake.

“Nuk hiqet taksa as në këtë samit as në ndonjë samit tjetër”. /Njeshi&T7/

Loading…
]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...