16.8 C
Pec
E premte, 13 Shtator, 2024

E konfirmon Mjekësia Ligjore në Kosovë: Personi i vrarë në Serbi është Faton Hajrizi

Instituti i Mjekësisë Ligjore ka konfirmuar se trupi i pajetë që ka ardhur nga Serbia i personit të vrarë në Loznicë, është i Faton Hajrizit.

Drejtori i Departamentit të Laboratorëve Mjeko-Ligjor në Institutin e Mjekësisë Ligjore, Agron Thaqi, ka thënë se trupi i Faton Hajrizit tanimë është identifikuar edhe nga familjarët e tij.

“Mbrëmë rreth orës 1 është pranuar trupi i pajetë i cili është i Faton Hajrizit. Këtë po e deklarojmë pas urdhrit që është bërë nga Prokuroria, respektivisht nga prokurori përgjegjës. Është identifikuar nga familjarët e rastit në pranimin e mjekut kujdestar”, ka thënë Thaqi,raporton Ekonomia Online.

Hajrizi, që ishte arratisur nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë më 6 korrik, u bë i dyshuar për vrasjen e një polici serb dhe plagosjen e një tjetri në orët e para të 18 korrikut në Lloznicë.

Pas rreth 40 orësh kërkimesh, Faton Hajrizi është lokalizuar dhe vrarë nga policia serbe.

Pas vrasjes së tij mediat serbe kanë dhënë disa versione se si u lokalizua Hajrizi. Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq tha se ai i rezistoi arrestimit duke shkrepur 9 plumba në drejtim të policisë serbe/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...