Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e konfirmoi ekskluzivisht se do të kandidojë sërish si kandidat për të parin e Prishtinës, nga radhët e LDK-së.A do të jeni sërish kandidat për komunën e Prishtinës, “Po patjetër që unë”, tha Rama. E keni definuar me Lumir Abdixhikun, e pyeti Kërquki?
“Po është e definuar. Unë do të jem kandidat i LDK-së për kryetar të kryeqytetit”, u shpreh Rama.
Kërquki: Përfolet që kandidat për Prishtinën do të jetë Glauk Konjufca
Rama: Glauk Konjufca është djalë i mirë, por ai nuk ka asnjë eksperiencë në aspektin e menaxhimit të proceseve e projekteve. Njeri nëse don me folë gjëra filozofike kënaqesh, histori, mirëpo me kry projekte madhore më vjen keq por nuk ka kapacitet.
Kërquki: Uran Ismaili ka qenë partner i juaji, dalja e PDK-së nga qeverisja e ka zbeh edhe qeverisjen e juaj…
Rama: Nuk mendoj që e ka zbeh qeverisjen dalja e PDK-së, ne kemi pas bashkëpunim të sinqertë për një periudhë kohore…/Njeshi/