11 C
Pec
E shtunë, 2 Mars, 2024

E ngacmuan përmes telefonit disa persona në Prishtinë, kolegu i punës ia kishte shpërndarë numrin e telefonit

Një grua ka raportuar se kolegu i saj i punës i ka shpërndarë numrin e telefonit te disa persona të cilët e kanë thirrur në telefon duke e shqetësuar.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën në Prishtinë.

Tutje bëhet  e ditur se viktima për shkak të gjendjes së rënduar emocionale është dërguar për trajtim mjekësor.

“Prishtinë / 05.02.2024. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari kosovar koleg i saj i punës i ka shpërndarë numrin e telefonit te disa persona të cilët e kanë thirrur në telefon duke e shqetësuar. Viktima për shkak të gjendjes së rënduar emocionale është dërguar për trajtim mjekësor”, thuhet në raport.

Ndërkaq, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...