16 C
Pec
E diel, 19 Maj, 2024

“E pashë një person të maskuar me armë në dorë”, policia jepë detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

Zëvendësministri për kthim në Qeverinë e Kosovës, Radoica Radomiroviq, ka njoftuar se ka pasur tentativë vrasje ndaj Marko Jablanoviqit, anëtarit të partisë së Nenad Rashiq.

Radomiroviq këtë e bëri të ditur në një postim në Facebook, duke thënë se rasti ka ndodhur të dielën më 5 maj.

Po ashtu ka thënë se sulmuesit i ka dështuar arma që kishte planifikuar ta kryente atentatin si dhe ka akuzuar Beogradin që qëndron mbrapa kësaj.

Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.

Sipas policisë ankuesi ka raportuar se kishte vërjetur një person të maskuar me armë në dorë.

“Leposaviq  05.05.2024-00:01. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se deri sa ishte duke hyrë në një lokal kishte vërejtur afër tij një person të maskuar me një armë në dorë të cilën ia kishte drejtuar viktimës, por nuk kishte arritur të gjuante. Njësit policore kanë dal në vendin e ngjarjes, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton policia.

Zëvendësministri Radomiroviq tha të dielën se nuk do të dorëzohen pavarësisht kërcënimeve të përditshme dhe çmimit që paguajnë si personalisht ashtu edhe për familjet tona.

“Dashuria për popullin tonë dhe dëshira për liri ishte dhe do të mbetet prioritet”, ka thënë ai. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...