6.8 C
Pec
E premte, 14 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

E quajti ‘gjeneral të vetëshpallur’, Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka komentuar deklaratën e ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvallës për “gjeneral të vetëshpallur”.

Haradinaj u shpreh për KP se gradën e dytë e ka nga NATO, e nga një oficer gjerman, pikërisht “ku ka lindur kjo zonja”.

“Ua kam hequr maskat edhe tash po iu prishën matematikat, po shohin se nuk e kanë punën mirë. Kuptohet, jam bërë nervoz, por detyra ime është kjo, unë jam opozitarë, ka qenë detyra ime me iu hequr maskat – me ia qit ashtu si janë dhe po e shihni se çfarë janë. Hero janë dëshmorët e ata, për gjeneral, gradën e dytë e kam pikërisht prej NATO-s dhe atë prej një oficeri gjerman, atje ku është rritur kjo zonja, gjeneralit Klaus, ma ka dhënë me dorën e vet”, tha Haradinaj.

Edhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar lidhur me deklaratat e ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, duke i bërë thirrje që të ndalojnë me fyerje e veprime keqdashëse kundër luftës së lavdishme çlirimtare dhe pjesëtarëve të UÇK-së, “sepse një ditë, jo të largët, vet populli do t’u pështyjë surratin e do t’u hedh në kosha plehrash”.

Gërvalla mbrëmë gjatë një tubimi në Deçan, tha se Kosova në NATO nuk hyn as me gjeneralë të vetëshpallur e as me katër milionë euro buxhet në vit për ushtri siç ishte më parë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...