5.6 C
Pec
E enjte, 13 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvalla-Schwarz

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) në Pejë ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, e cila e quajti Ramush Haradinajn si “gjeneral të vetëshpallur”.

Në një deklaratë të publikuar, OVL-UÇK thekson se kjo deklaratë është një “gënjeshtër e madhe” dhe një “përdhosje e sakrificës së mijëra dëshmorëve dhe luftëtarëve të UÇK-së”.

Reagimi i plotë:

Reagim ndaj deklaratës së ministres Donika Gërvalla-Schwarz

Me keqardhje të thellë dëgjuam fyerjet e rënda të ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, ndaj Ramush Haradinajt dhe luftës së lavdishme të UÇK-së. Ta quash një komandant të betejave më të ashpra të luftës çlirimtare “gjeneral të vetëshpallur” është jo vetëm një gënjeshtër e turpshme, por edhe një përdhosje e sakrificës së mijëra dëshmorëve dhe luftëtarëve të UÇK-së.

Ramush Haradinaj nuk ishte i vetëm në front; mbi 920 luftëtarë ranë dëshmorë në krah të tij në Dukagjin, duke u përballur me makinerinë vrastare të Serbisë. Ata nuk luftuan për tituj, por për lirinë e Kosovës, për lirinë që sot e përfaqëson padenjësisht vetë ministrja Gërvalla-Schwarz, e cila, në vend që ta nderojë këtë sakrificë, zgjedh ta përçmojë.

Ajo që është edhe më e dhimbshme është fakti se Donika Gërvalla-Schwarz, vajza e Jusuf Gërvallës (njërit prej simboleve të qëndresës kombëtare) po e përdor pozitën e saj për të përçmuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ajo nuk po e nderon sakrificën e babait të saj, por po ia rrotullon eshtrat në varr me gjuhën e urrejtjes ndaj atyre që e bënë realitet lirinë për të cilën ai u flijua.

Ministrja Gërvalla-Schwarz është personi i parë në politikën e pasluftës që e përdor sakrificën e dëshmorëve për t’i sulmuar ata dhe për të njollosur luftën e shenjtë për liri. Kjo nuk sjell bashkim, por ndarje. Nuk forcon shtetin, por e përçan popullin. Nuk e nderon të kaluarën, por e shkel me përbuzje.Turp!’-thuhet në komunikatën e OVL të UÇK-së në Pejë./Njeshi&RADIO 1/

Kreu i VV-së në Pejë, Taulant Kelmendi ngushëllon familjen pejane që humbi tre anëtarë në aksident

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...