Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar dy persona në Deçan nën dyshimin se e kishin rrahur motrën e tyre dhe e kishin mbyllur atë në dhomë duke ia marrë edhe telefonin që të mos e lajmërojë rastin.
Njëri prej të dyshuarve gjatë ekzaminimit mjekësor madje ka sulmuar zyrtarët policorë. Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Deçan, 21.09.2024 – 21:35. Është raportuar se viktima femër rreth një muaj më parë është sulmuar fizikisht nga dy te dyshuarit meshkuj –vëllezërit e saj dhe më pas e kishin mbyllur në dhomë si dhe ia kishin marrë telefonin duke mos pasur mundësi ta lajmërojë rastin. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është dërguar në shtëpinë e sigurt. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuarit ku gjatë dërgimit të tyre për ekzaminim mjekësor, njëri prej tyre i kishte sulmuar zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raportin e Policisë. /Njeshi/