24.5 C
Pec
E diel, 8 Shtator, 2024

E ultë për qëllime komerciale – ‘Lashko’ mbulon muralin identifikues “Kamarieri” – në Ferizaj, reagimi

‘MuralFest Kosova’ ka reaguar pas mbulimit të muralit “Kamarieri” në Ferizaj për arsye komerciale.

Në reagimin e në Facebook thuhet se ky mural, i vendosur në Hotel Lybetenin është pjesë thelbësore e identitetit të Ferizajt.

Reagimi plotë:

“Murali i parë, Kamarieri, i vendosur në Hotel Lybetenin është pjesë thelbësore e identitetit të Ferizajt!

Mural Fest Kosova shprehë shqetësim të thellë kur sheh se si përgjatë viteve është mbuluar murali vazhdimisht për shkaqe komerciale, gjë që e shëmton dhe zbehë rëndësinë e tij.

Ndonëse struktura dhe pamja e qytetit të Ferizajt ka pësuar ndryshime të mëdha vitet e fundit, pikat referencë të qytetit që lidhen me identitetin e Ferizajt duhet të mbrohen nga institucionet kompetente në mënyrë që mos të lejohet dhe parandalohet tjetërsimi, shkatërrimi apo keqpërdorimi i tyre.

Ne kërkojmë reagim të menjëhershëm nga institucionet relevante për largimin e reklamës nga Murali Kamarieri dhe të merren masa për parandalimin që kjo të mos përsëritet në të ardhmen.”/RADIO 1&EkonomiaOnline/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...