-3.4 C
Pec
E hënë, 6 Shkurt, 2023

E veja në telashe me familjen tjetër të Oliver Ivanoviqit: Po e shesin tokën në Deçan, ka vlerë 1 milion euro

E veja e Oliver Ivanoviqit, Milena Popoviq Ivanoviq, ka pretenduar se familja e Ivanoviqit po shet tokën në Deçan, duke shtuar se vlera e pronës është rreth një milion euro dhe se blerësi shqiptar tashmë ka dhënë një depozitë prej 100 mijë eurosh.

Siç shprehet Milena Popoviq për Telegrafin serb, kjo “është bërë pas shpinës së saj dhe Bogdanit, i cili është trashëgimtari i drejtpërdrejtë i Oliverit” dhe thotë se do të nisë një betejë ligjore për ta kthyer procesin në fillim sepse ajo dhe djali i saj ishin përjashtuar nga kjo.

Popoviq thekson se nuk po fillon një betejë ligjore për para.

“Nuk na intereson kjo. Dua të tregoj se çfarë padrejtësie po i bëjnë këtij fëmije. Bogdani pjesën e tij do t’ia dhurojë Manastirit të Deçanit”, thotë Milena.

Ajo thotë se meqë djali është i vogël, ajo është përfaqësuesja ligjore e Bogdanit sepse ai është i mitur dhe njofton se në atë cilësi do të kontestojë shitjen.

“Do të kërkoj parcelimin e tokës dhe të caktohet pjesa e Bogdanit, pjesën tonë po ia dhurojmë manastirit të Manastirit të Deçanit, do të jetë krenaria jonë. Oliveri ka lindur në fshatin Rezniq afër Deçanit, ka qenë shumë i lidhur me Manastirin e Deçanit, ku edhe u pagëzua Bogdani. Ai foli atëherë se djali ynë do të jetë Bogdan Deçanski. Dhe ata të familjes të mendojnë se çfarë do t’i thotë Oliveri idesë së tyre për t’ua shitur tokën shqiptarëve”, tha ajo.

Vetëm dhjetë ditë më parë, siç tregon ajo, ka marrë vesh se ishin në proces shitjeje të tokës në Deçan, e cila ishte e nënës së Oliverit dhe dy motrave të saj.

“Toka atje është jashtëzakonisht e shtrenjtë. Parakontratën e kanë nënshkruar në shtator të vitit 2021. Atyre u është paguar një depozitë prej 100 mijë eurosh. Vlera totale e tokës është rreth një milion euro. Pjesa tjetër e parave duhet t’ua paguajë deri 31 gusht të këtij viti.

Ajo thotë se për këtë punë “pas shpine” i tregoi blerësi shqiptar.

“Ndërkohë e kuptoj se edhe ai ka nevojë për deklaratën time të trashëgimisë. Nuk do të rrezikojë. Nuk dëshiron të ketë probleme më vonë”, Popoviq-Ivanoviq.

E veja e Ivanoviqit konkludon se të gjitha këto po i bën për shkak të Bogdanit, pasi ai është injoruar dhe përjashtuar padrejtësisht nga familja.

Telegrafi serb ka rënë në kontakt me blerësin shqiptar M. I. (emri i plotë i njohur për redaksinë). I pyetur për blerjen e tokës së familjes Ivanoviq në Deçan, në vlerë prej një milion eurosh dhe nëse ka hasur në ndonjë problem në atë proces, ai tha se është në Kosovë dhe nuk dëshiron të flasë për këtë në telefon.

“Pse jeni të interesuar për këtë? Nuk dua të flas për atë temë. Vetëm live”, tha M.I.

As Miroslav Ivanoviq, vëllai i Oliverit, nuk ka dashur të flasë për rastin konkret.

“Qëndrimi i familjes Ivanoviq është se ne nuk flasim për çështje private. Nga e keni marrë këtë informacion? Por nëse dikush ju ka paraqitur diçka si mashtrim, atëherë le të shpjegojë të gjitha detajet. Por, vetëm për të theksuar , mashtrimet mund të diskutohen vetëm kur ndodhin”, tha ai për telegrafin serb./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...