23.2 C
Pec
E martë, 3 Gusht, 2021

Ebrahim Raisi fiton zgjedhjet presidenciale në Iran

Ebrahim Raisi pritet të jetë president i radhës i Iranit, pas publikimit të rezultateve preliminare, të cilat i garantojnë atij udhëheqje të palëkundshme.

Raisi ka marrë 17.8 milionë vota, i ndjekur nga konservatori tjetër Mohsen Rezaei i cili ka arritur të marrë 3.3 milionë vota. Ndërkohë kandidati tjetër Abdolnaser Hemmati ka marrë 2.4 milionë vota.

Raisi është top-gjyqtar iranian i cili ka pikëpamje ultra-konservative. Ai është nën sanksione të SHBA-së dhe ka qenë i lidhur me ekzekutime të kaluara të të burgosurve politikë.

Pozita e presidentit në Iran është pozita e dytë më e lartë në këtë shtet, pas liderit suprem. Presidenti në këtë shtet ka ndikim të theksuar në politikat e brendshme dhe ato të jashtme të vendit. Pavarësisht kësaj, lideri suprem Ayatollah Ali Khamenei e jep fjalën përfundimtare për të gjitha çështjet.

Linjat e ashpra të Iranit të cilave u takon Raisi kundërshtojnë liritë më të mëdha shoqërore dhe janë dyshues ndaj Perëndimit, megjithëse disa favorizojnë kthimin në një marrëveshje ndërkombëtare mbi veprimtarinë bërthamore të Iranit./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...