17.1 C
Pec
E premte, 11 Tetor, 2024

Edhe 115 mijë euro për Komisionin Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës ka ndarë 25 mijë euro për shënimin e Epopesë së UÇK-së në Dukagjin. Këto mjete do të mbulojnë aktivitetet me rastin e shënimit të kësaj Epopeje që mbahet më 24 mars.

115 mijë euro janë ndarë për Komisionin Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit, që udhëhiqet nga Shpejtim Bulliqi. Nga pesë mijë euro, janë ndarë edhe për 25 shoqatat  e familjarëve të të pagjeturve për mbulimin e shpenzimeve për aktivitetet gjatë vitit 2019.

Këto nuk kanë qenë ndarjet e vetme buxhetore.

Në mbledhjen e sotme është aprovuar edhe kërkesa e Këshillit Prokurorial të Kosovës, përkatësisht Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për kompensimin e shtesave dhe stimulimit për vitin 2019, në shumën prej 171,864 euro.

Në anën tjetër, kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme ka shqyrtuar edhe  propozim-vendimin për aprovimin e kërkesës për ndihmë financiare për kompaninë “Euromaks” shpk në komunën e Pejës.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se janë kërkuar 200 mijë euro për kompensim. E, Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se duhet të shkoj në Komisionin Qendror pasi që sipas tij nuk janë shpjeguar siç duhet shkaktarët e djegies.Kjo pikë është shtyer në mënyrë që ministria të jap shpjegim. /Njeshi/

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...