4.8 C
Pec
E diel, 8 Dhjetor, 2024

Edhe Gazi kundër qeverisë Kurti, ndalon përdorimin e doracakut “Edukimi Seksual…”

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka deklaruar se me qëllim të garantimit të mirëqenies dhe zhvillimit të shëndetshëm të fëmijëve tanë, ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit të Doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues i Shëndoshë dhe i Sigurt”, të miratuar nga MASHT-i, në të gjitha nivelet arsimore në Komunën e Pejës.

“Procesi mësimor do të bazohet vetëm në tekstet zyrtare, deri në rishikimin e këtyre materialeve nga MASHT-i, duke respektuar shqetësimet e prindërve dhe duke mbrojtur vlerat edukative të fëmijëve tanë”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka bërë të ditur se ka nxjerrë vendim për rishikimin e doracakëve “Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues”.

Për procesin e rishikimit Ministria do të formojë një Komision me ekspertët më të kualifikuar në vend.

“Të ftuar do të jenë të gjitha palët relevante, përfshirë Këshillin e Prindërve të Kosovës. Ky proces do të kryhet në mënyrë profesionale, etike e transparente, dhe me tërë përkushtimin që kërkon ligji dhe detyra.

Duke marrë parasysh shqetësimet e prindërve në adresë të Ministrisë, sqarojmë edhe një herë që nuk ka kurrikulë të veçantë për edukim seksual e as tekste shkollore ku fëmijët mësojnë për edukimin seksual. Edukimi seksual synon të pajisë fëmijët dhe të rinjtë me njohuri të bazuara në fakte shkencore rreth shëndetit seksual dhe riprodhues, dhe i ndihmon të kuptojnë ndryshimet trupore që ndodhin gjatë zhvilimit./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...