Nga ky subjekt politik vie edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala i cili kryeson me Komisionin e përfolur ndërministror i cili ditë më parë u mblodhë për të shqyrtuar aplikimin e kompanisë austriake të interesuar për investime të energjisë alternative në Lumbardh.
Reagimi i plotë nga Nisma, dega në Pejë;
“Dihet që energjia elektrike e prodhuar nga hidrocentralet ka shumë përparësi, është energji e ripërtritshme; nuk e ndot atmosferën; e sigurtë dhe fleksibile, mirëpo në anën tjetër egzistojnë më shumë disavantazhe të cilat e bëjnë këtë llojë energjie jo të favorshme.
Arsyeja e parë është ndikimi në ambient nga ngritja e pendave, ndryshimi i rrjedhjes së ujrave dhe ndërtimi i rrugëve dhe rrjetit të furnizimit të energjisë. Po ashtu hidrocentralet ndikojnë edhe në habitatet e peshqëve dhe gjallesave tjera në ujra. Argumenti tjetër kundër hidrocentraleve, është i lidhur me hapësirën e madhe për ndërtimin e tyre. Kjo paraqet nevojen e dëmtimit e hapësirave pyjore në mënyrë që të ndërtohet hidrocentrali.
Një arsye tjetër, ka të bëjë me rialokimin e njerëzve, për shkak që ato kërkojnë hapësira të mëdha paraqitet nevoja e ndërrimit të vendbanimit të njerëzve që banojnë aty. Arsyeja tjetër, ka të bëjë me shpenzimet fillestare shumë të larta për ndërtimin e hidrocentraleve. Një tjetër fakt kundër ndërtimit të hidrocentraleve ka të bëjë me thatësirën. Thatësira ndikon drejtpërdrejt në sasinë e gjeneruar dhe çmimin e rrymës. Dhe në fund, hidrocentralet ndikojnë në dëmtimin gjeologjikë duke e gërryer token nga rezervuaret e ndërtuara. Nisma Socaldemokrate, dega në Pejë, konkludonë që ndërtimi i hidrocentralit në Lumbardh është i dëmshëm dhe jemi kundër këtij hidrocentrali. Nisma Socialdemokrate dega Pejë KUNDЁR Hidrocentralit mbi Lumbardh.”-përfundon reagimi nga Nisma-dega Pejë./Njeshi/
]]>