13.4 C
Pec
E diel, 3 Mars, 2024

Edhe një ditë afat për aplikim për subvencionim të pajisjeve efiçiente

Ministria e Ekonomisë njofton se afati i aplikimit për subvencionimin e pajisjeve eficiente për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme është shtyrë deri nesër, me datë 31 janar 2024, duke perfunduar në orën 23:59.

Aplikimi për këtë program mbështetës zhvillohet në dy faza dhe të dyja duhet të kryehen online përmes platformës e-Kosova.

Ndërmarrjet interesuara duhet të nxitohen të përfitojnë nga kjo mbështetje financiare brenda afatit të përcaktuar të fazës së parë.

Ministria thekson se për të aplikuar, bizneset duhet të kenë një llogari individuale ose të biznesit në platformën e-Kosova, ku do të identifikohen për të kryer aplikimin.

Aplikimi mund të bëhet nga aksionarët ose nga një përfaqësues i autorizuar i kompanisë.

Pas aplikimit të suksesshëm, ju do të informoheni përmes emailit për kualifikimin në fazën e parë dhe do të udhëzoheni për procesin e blerjes së pajisjeve përmes një linku që do të dërgohet në emailin tuaj.

Faza e dytë e aplikimit do të qëndrojë e hapur deri më 1 mars 2024.

Produktet që përfshihen në këtë program subvencionimi përfshijnë një gamë të gjerë pajisjesh eficiente si pompat termike, klima efiçiente, kaldaja dhe stufat me biomasë, me nivele të ndryshme të subvencionimit, duke ofruar mbështetje deri në një maksimum prej 2,000€ për disa nga pajisjet.

Programi sjell një bonus shtesë për ndërmarrjet në pronësi ose bashkëpronësi të grave, të cilat do të marrin një shtesë prej 5% në subvencionin e tyre.

Ministria fton të gjitha ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme që të aplikojnë pa vonesë për këtë mundësi subvencionimi dhe të nxisin praktika më të qëndrueshme dhe efikase në bizneset e tyre./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...